Kryt n'Jastak – podcasti që t’i çon mendimet përpjetë.
Biseda reale, njerëz realë. Flasim troç për jetë, karrierë, mentalitet, marrëdhënie, dështime, suksese dhe krejt ato tema që t’i vijnë ndër mend kur je me kryt n'jastak.
Së shpejti në platformat kryesore të podcast-it (video & audio).
Ambient i rehatshëm, drita të buta, mikrofona gati dhe biseda që shpesh kalojnë “vijën e kuqe”. Këtu nuk luhen role – thuhen gjëra.
Çka është Kryt n'Jastak?
Është podcast për njerëz që janë lodh prej bisedave “politike”, intervistave të ftohta dhe përgjigjeve të gatshme. Këtu vijnë mysafirë që kanë çka me tregu – jo me u fsheh.
Për krejt ata që:
- • kanë qejf me dëgju histori të vërteta, jo PR.
- • duan me pa anën tjetër të suksesit dhe dështimit.
- • nuk kanë frikë prej temave “delikate” – as prej të vërtetave.
Prekim tema që lindin prej jetës së vërtetë:
- • rritje personale & mentalitet balkanas
- • biznes, para, gabime dhe mësime
- • dashni, miqësi, tradhti, ego, identitet
- • gjëra që zakonisht diskutohen… veç n'jastak
Se shumicën e mendimeve ma të thella, sinqerta dhe të çuditshme i kemi kur shkojmë me fjet. Shpesh s'i ndajmë me kërkon. Ky podcast i nxjerr ato mendime në zë të naltë.
S'kemi skriptë strikte. Biseda zhvillohet natyrshëm – me humor, me pushime, me provokime dhe me pyetje që ndoshta s'i kanë bo kurrë ma herët.
- • respekt maksimal për mysafirët
- • plani i vetëm: me dal e vërteta
- • asgjë nuk publikohet “me zor” – krejt me konsensus
Kontakto ekipin e Kryt n'Jastak
Ke ide për temë? Don me propozu mysafir? Je brand që kërkon bashkëpunim kreativ, sponsorizim ose integrim në podcast? Na shkruaj – e lexojmë çdo email.
Shkruaj na shkurt: kush je, pse po na shkruan dhe çka mendon që mundemi me bo bashkë. Nëse i përshtatet podcastit, të kthejmë përgjigje.